Aktivitetet jashtëshkollore ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë shakthtësi për punësim

Data e Publikimit 27.10.2021

Disa nxënës kanë nxitje nga brenda për të mësuar gjëra të reja dhe për të eksploruar ide të ndryshme, ndërsa disa të tjerë shikojnë personat e suksesshëm rreth tyre dhe motivohen për të mësuar më shumë.


Për Trim Bashën nga Prizreni ishte gjithmonë kurreshtja e tij që e nxiti për të eksploruar dhe marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Ai ka përfunduar gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren dhe së shpejti do të fillojë studimet për dizajn të integruar. Përfshirja e tij në aktivitetet pas mësimit të rregullt përmes Programit “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” – ASSET, financuar nga USAID, i kanë ndihmuar të bëhet hulumtues, i ndërgjegjshëm dhe mendimtar kritik, si disa nga shkathtësi të kërkuara për jetë dhe punë në shek.21.

“Gjatë shkollimit në gjimnaz, u angazhova në aktivitetet e Programit ASSET. Isha pjesë e Klubit të Teknikëve dhe shpesh herë jam angazhuar edhe në Klubin e Karrierës, apo kam punuar projekte të garës Sfida e Dizajnit”, u shpreh Trimi.

Aktivitetet jashtëkurrikulare po ashtu i kanë ndihmuar Trimit të zbulojë talentin dhe pasionin e tij në shënjëzim të hartave elektronike, Arduino, dizajn dhe programim, të cilat tashmë janë kthyer në angazhime të përditshme për të.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të ofruara nga Programi ASSET në shkollën e tij, ai u njoftua rreth trajnimit për OpenStreetMap (tutje OSM), i cili organizohet në bashkëpunim me FLOSSK.

“Nuk kisha dëgjuar asnjëherë më parë për këtë trajnim, emri më bëri përshtypje dhe mora pjesë. U angazhova pastaj edhe në trajnimin për Arduino”, vazhdoi tutje ai.

Ai tha se aktivitetet e Programit e ndihmuan atë të mësojë se si të punojë në ekip dhe të zgjidhë problemet në mënyrë krieative. Trimi po ashtu i ka udhëzuar nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” në realizimin e maketës së shkollës dhe e ka ndihmuar organizatën lokale “THY” në krijimin e maketës së Qendrës Rinore.

Në këtë kollazh të fotografive janë disa punime të cilat i ka zhvilluar Trimi me shokët dhe shoqet e tij, gjatë kohës që ishte gjimnazizt, përmes aktiviteteve të Programit ASSET.

Besfort Guri, trajneri për OSM, vuri në dukje përfshirjen e Trimit në klasë dhe entuziazmin e tij. Ai tha, "Studentë të tillë si Trim dhe angazhimi i tyre janë histori të vërteta suksesi". Përvoja e Trimit në OSM, i ndihmoi atij të punonte si praktikant në OJQ “Ec Ma Ndryshe”, ku ndihmoi në shënjëzimin e pemëve në zonën historike të qytetit.

“Kanë kërkuar bashkëpunim nga unë në nismën GreenProject, pasi e kanë ditur që angazohem në aktivitete praktike. Kemi dalur në qytet me kolegët, i kemi identifikuar detajet p.sh një lis, sa është i gjatë, është gjethëmbajtës apo jo”, shprehet Trimi për detajet e projektit.

Për kolegët e Trimit në “Ec Ma Ndryshe”, bashkëpunimi me të ka qenë shumë i lehtë dhe i mirë. Ata thanë që nxënësit sikurse Trimi janë frymëzim dhe janë të gatshëm për tregun e punës.

Trimi në zyrën e organizatës “Ec Ma Ndryshe”, Prizren – Tetor, 2021

Ngjashëm sikurse me Trimin nga gjimnazi “Gjon Buzuku”, Programi ASSET punon edhe me nxënës të tjerë nga gjithsej 16 gjimnaze të Kosovës.


*** Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.